
Sektorët e ERAM Group
ERAM Group vepron si një platformë e integruar e furnizimit ndërtimor, teknik dhe industrial, duke mbuluar një spektër të gjerë sektorësh që lidhen me ndërtimin, infrastrukturën, energjinë, industrinë dhe jetesën moderne. Nëpërmjet rrjetit të brendshëm të distribucionit dhe partneriteteve me brende ndërkombëtare të njohura, ofrojmë zgjidhje të avancuara për klientë profesionistë, kompani instalimi, kontraktorë, institucione publike dhe biznese private.
Sektorët e mëposhtëm përfaqësojnë fushat tona të specializimit, ku ERAM Group ofron produkte cilësore, mbështetje teknike dhe shërbime të dedikuara në të gjitha fazat e ciklit të projektit – nga furnizimi dhe projektimi, deri te implementimi dhe mirëmbajtja afatgjatë.
Materiale Ndërtimi
Materiale bazë dhe të specializuara për ndërtim civil dhe industrial: blloqe, llaç, izolime, fasada, lidhës, profile metalike dhe produkte ndihmëse për punime të qëndrueshme dhe moderne.
HVAC-R
Zgjidhje për ngrohje, ftohje dhe ventilim për banim, komerciale dhe industri: chillers, fan coil, pompa nxehtësie, VRF sisteme, ajrosje, automatikë dhe kontroll klimatik për komoditet dhe eficiencë.
Elektrikë & Ndriçim
Pajisje për instalime elektrike të tensionit të ulët dhe të mesëm, ndriçim LED, panele shpërndarëse, kabllo, prizë & ndërprerës, mbrojtje elektrike dhe automatikë ndërtese për zbatim të sigurt.
Ujësjellës & Kanalizim
Tuba, valvola, pompa, gypa dhe komponentë për furnizim me ujë, kanalizim, presion, sistemet sanitare dhe ujëra të zeza për ndërtime të reja dhe renovime në sektorët privat dhe publik.
Elektronikë
Pajisje elektronike, sisteme monitorimi, aksesorë digjitalë, komponentë të rrjeteve dhe zgjidhje teknologjike për automatizim dhe siguri teknike në objekte komerciale dhe industriale.
Energjia & Infrastrukturë
Panele solare, inverterë, bateri, kabllo energjetike, karikues për vetura elektrike, shpërndarje energjie dhe produkte për ndërtim të infrastrukturës energjetike moderne dhe të gjelbër.
Vegla Pune
Vegla dore dhe elektrike për profesionistë: matje, prerje, instalim, servis, montim dhe punime precize. Produkte të certifikuara nga brende lider për sektorin teknik dhe ndërtimor.
Materiale për Mobilje
Pajisje ndihmëse për prodhimin dhe montimin e mobiljeve: aksesorë për kuzhina, gardëroba, mekanizma, lidhës, profile alumini, vida dhe ndriçim për mobilje moderne dhe funksionale.
Sisteme Ujitjeje & Pishina
Tuba, pompa, kontrollues, sprucatorë, tanka, valvola dhe komponente për ujitje bujqësore, kopshte, pishina dhe ambiente rekreative me teknologji efikase dhe rezistente ndaj klimës. ERAM ofron zgjidhje dhe produkte...
Pajisje Industriale
Pajisje teknike për industrinë përpunuese: kompresorë, pjesë teknike, motorrë elektrikë, pajisje pneumatike dhe produkte për funksionim të sigurt të linjave industriale dhe servisit teknik.
Kopsht
Vegla, pajisje dhe zgjidhje për mirëmbajtje kopshtesh, gjelbërim urban dhe ambiente të jashtme. Ujitje, ndriçim, ndarje dekorative dhe elemente funksionale për hapësira rekreative dhe shtëpiake.
Banjo & Kuzhina
Pajisje për instalime sanitare dhe mobilim teknik të banjos dhe kuzhinës: rubineta, lavamanë, dushe, aksesore ndihmëse, pastrues dhe sisteme ujësjellësi për ambient të rehatshëm dhe të sigurt.
Pastrimi & Mirëmbajtja
Produkte dhe pajisje për pastrim profesional dhe mirëmbajtje infrastrukturore: kimikate, detergjentë, mjete pastrimi, makineri pastrimi dhe higjienë për objekte private dhe institucionale.
Mbrojtje nga Zjarri
Sisteme për zbulim dhe shuarje të zjarrit: detektorë, sprinkler, kabllo zjarrduruese, panele kontrolli, pajisje manuale zjarrfikëse dhe elemente për mbrojtje aktive dhe pasive nga zjarri. ERAM ofron zgjidhje dhe produkte...
Siguria në Punë (PPE)
Pajisje personale mbrojtëse për punëtorë në çdo industri: helmeta, dorëza, veshje teknike, këpucë mbrojtëse, rripa sigurie, maska, syze dhe aksesorë për siguri vizuale dhe akustike.