KUSHTET E PËRDORIMIT TË FAQES

KUSHTET E PËRDORIMIT TË FAQES
ERAM Group - www.eram-group.net
Mirë se vini në faqen zyrtare të ERAM Group. Ju lutemi lexoni me kujdes këto Kushte të Përdorimit para se të përdorni faqen tonë. Duke aksesuar ose përdorur këtë faqe, ju pranoni që jeni dakord me këto kushte. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të kushteve, ju lutemi mos përdorni faqen tonë.
1. Përdorimi i Faqes
Faqja www.eram-group.net është e dedikuar për të ofruar informacion mbi produktet, shërbimet dhe aktivitetet e ERAM Group. Përdorimi i kësaj faqeje lejohet vetëm për qëllime informative, blerje online dhe komunikimi me kompaninë. Ndalohet çdo përdorim i faqes në mënyrë që cenon të drejtat e ERAM Group apo palëve të treta.
2. Përdorimi i Llogarive
ERAM Group ofron mundësinë e krijimit të llogarive personale dhe biznesore përmes platformës sonë online:
- Llogaritë për E-commerce (Blerje Online): Klientët mund të krijojnë një llogari për të kryer blerje më të lehta, për të ndjekur porositë dhe për të menaxhuar preferencat e tyre. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të hyrjes në llogarinë tuaj dhe për të gjitha aktivitetet që kryhen përmes saj.
- Platforma B2B (Për Klientët Biznesorë): Në të ardhmen, ERAM Group do të ofrojë qasje të dedikuar për klientët B2B nëpërmjet një platforme profesionale ku do të mundësohet akses në informacione teknike, materiale mbështetëse, vegla llogaritëse, katalogë të avancuar dhe dokumentacion profesional.
Kushtet për Përdorimin e Llogarive:
- Të dhënat që jepni gjatë regjistrimit duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara.
- Ndalohet përdorimi i llogarive të tjera pa autorizim.
- ERAM Group rezervon të drejtën të pezullon ose fshijë një llogari nëse konstatohet shkelje e kushteve të përdorimit ose veprime të paautorizuara.
- Ju obligoheni të njoftoni menjëherë ERAM Group në rast të dyshimit për përdorim të paautorizuar të llogarisë suaj.
3. Përgjegjësia
ERAM Group angazhohet të sigurojë që informacioni në këtë faqe të jetë i saktë dhe i përditësuar, por nuk garanton plotësinë apo saktësinë absolute të tij. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë dëmtim apo humbje që mund të rezultojë nga përdorimi i kësaj faqeje ose nga mbështetja në informacionin e publikuar.
4. Lidhjet me Faqet e Palëve të Treta
Faqja jonë mund të përmbajë lidhje (linke) që ju drejtojnë në faqe të tjera interneti. ERAM Group nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen apo politikat e privatësisë të këtyre faqeve të jashtme. Përdorimi i tyre bëhet në përgjegjësinë tuaj.
5. Privatësia dhe Mbrojtja e të Dhënave
Çdo informacion personal që na ofroni përmes kësaj faqeje do të trajtohet në përputhje me Politikën e Privatësisë të ERAM Group. Ju inkurajojmë ta lexoni atë për të kuptuar se si i mbrojmë dhe përdorim të dhënat tuaja.
6. Privatësia dhe Mbrojtja e të Dhënave
Çdo informacion personal dhe i biznesit i dhënë përmes llogarive tuaja do të trajtohet me standardet më të larta të sigurisë dhe në përputhje me Politikën e Privatësisë të ERAM Group.
7. Ndryshimet e Kushteve
ERAM Group rezervon të drejtën të ndryshojë ose përditësojë këto Kushte të Përdorimit në çdo kohë, pa njoftim paraprak. Ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit të tyre në këtë faqe. Përdorimi i vazhdueshëm i faqes pas ndryshimeve konsiderohet si pranim i kushteve të reja.
8. Ligji në Fuqi dhe Juridiksioni
Këto kushte rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës. Çdo mosmarrëveshje që lind nga këto kushte do të zgjidhet në gjykatat kompetente të Kosovës.
9. Kontakti
Për çdo pyetje ose paqartësi lidhur me këto Kushte të Përdorimit, ju lutemi na kontaktoni në:
ERAM Group sh.p.k.
Rr. Bajram Gashi, nr. 212, 14000 Lipjan, Kosovë
Email: info@eram-group.net
Web: www.eram-group.net