Bleni tani në dyqanin online të ERAM Group dhe përfitoni 15% zbritje për blerjet e para – ofertë e kufizuar për të gjithë blerësit!
Posta Falas
+383 49 205 822
ERAM Logo

Montimi dhe Servisimi i Autorizuar

Montimi dhe Servisimi i Autorizuar i Pajisjeve të Klima-s dhe HVAC

ERAM Group, si distributor zyrtar për shumë brende ndërkombëtare në sektorin e HVAC dhe energjisë, nuk kryen drejtpërdrejt instalime dhe servisime, por e ofron këtë shërbim nëpërmjet një rrjeti të montuesve të autorizuar dhe të licencuar në gjithë territorin e Kosovës.

Garancia vlen vetëm nëse:

  • Pajisja është instaluar nga një kompani e autorizuar për montim dhe servis, e regjistruar në organet kompetente;
  • Montuesi i autorizuar lëshon faturë për shërbimin, verifikon certifikatën e garancionit dhe vendos nënshkrimin dhe vulën në vendin e paraparë në certifikatë;
  • Pajisja mirëmbahen dhe përdoret sipas udhëzimeve të prodhuesit.

Si funksionon procesi i instalimit?

  • Nëse porosisni pajisje përmes ERAM Group, ne ju lidhim me një montues të autorizuar në zonën tuaj.
  • Montuesi do t’ju kontaktojë për të caktuar datën e instalimit dhe për të sqaruar çdo detaj teknik.
  • Shërbimi i montimit nuk është i përfshirë në çmimin e pajisjes, dhe paguhet veçmas. Pagesa mund të bëhet paraprakisht përmes ERAM Group ose drejtpërdrejt tek montuesi.
  • Nëse kërkohet, organizojmë vizitë falas në objekt për vlerësim të situatës dhe dhënie të ofertës teknike.

Mund të zgjidhni edhe montuesin tuaj

Nëse zgjidhni të kryeni instalimin me një montues të jashtëm:

  • Montuesi duhet të jetë i autorizuar, të lëshojë faturë për punën, dhe të verifikojë garancionin me nënshkrim/vulë;
  • Duhet të ofrojë shërbim pas shitjes dhe përkrahje teknike gjatë periudhës së garancionit;
  • Në rast të ndonjë defekti, përgjegjësia bie mbi të dhe jo mbi ERAM Group.

Kufizimi i Përgjegjësisë së ERAM Group

ERAM Group nuk mban përgjegjësi për cilësinë e instalimit, defekte të pajisjes apo dëme që dalin si rezultat i montimit jo të duhur, edhe nëse pajisja është blerë nga ERAM Group.
Përgjegjësia për montimin, komisionimin dhe servisimin i takon montuesit të autorizuar që ka kryer shërbimin.

Nëse instalimi kryhet nga një person ose kompani e paautorizuar:

  • Garancia e pajisjes mund të humbet pjesërisht ose tërësisht;
  • ERAM Group dhe prodhuesi nuk mbajnë përgjegjësi për ndonjë defekt, dëmtim apo kosto shtesë që rezulton nga montimi i gabuar.

Shërbimet që ofron rrjeti i montuesve të autorizuar:

  • Montim dhe vendosje në funksion të pajisjeve HVAC
  • Mirëmbajtje dhe servis gjatë dhe pas garancionit
  • Ndërrim i pjesëve rezervë origjinale
  • Vizita teknike dhe diagnozë në objekt
  • Pastrimi dhe shërbimi vjetor i rekomanduar

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kondicioneri të instalohet nga një kompani ose përfaqësues i autorizuar, sepse vetëm në këtë rast sigurohet garancioni i fabrikës për pajisjen dhe instalimin.

Shërbimet pas instalimit

  • Servisimet gjatë garancionit janë falas, nëse janë kryer nga montuesi i autorizuar.
  • Nëse pajisja është instaluar nga montuesi juaj, ai është i obliguar të përgjigjet brenda afateve dhe të kryejë ndërhyrjet pa pagesë gjatë periudhës së garancionit.
  • Nëse montuesi juaj nuk përgjigjet ose nuk është në gjendje ta riparojë pajisjen, mund të kontaktoni ERAM Group për ndihmë, por çdo ndërhyrje do të faturohet veçmas.

Shërbimi vjetor i mirëmbajtjes

  • Është kusht për vlefshmërinë e garancionit, dhe rekomandohet fuqishëm nga prodhuesit.
  • Pastrimi dhe kontrolli teknik një herë në vit ndihmon në parandalimin e defekteve dhe zgjat jetën e pajisjes.

Kushtet Shtesë sipas Produktit dhe Prodhuesit

Ju lutemi kini parasysh se kushtet e garancionit, mënyra e instalimit, dokumentacioni i kërkuar dhe procedurat e servisit mund të ndryshojnë në varësi të:

  • Llojit të produktit (klima rezidenciale, VRF sistem, pompë nxehtësie, etj.)
  • Prodhuesit përkatës dhe politikave të tij të garancionit
  • Kërkesave teknike të veçanta për certifikim, montim ose komisionim

ERAM Group do t’ju informojë paraprakisht për çdo kërkesë të veçantë të aplikuar për produktin tuaj të veçantë, në mënyrë që të sigurohet përmbushja e plotë e kushteve për aktivizimin e garancionit dhe përfitimin nga shërbimet pas-shitjes.


Për çdo pyetje, kërkesë ose planifikim instalimi, na kontaktoni:

📞 049 205 853
📧 info@eram-group.net
🌐 www.eram-group.net