Our website is currently under construction and will be launching soon!
Posta Falas
+383 49 205 822
ERAM Logo


Industritë që Shërbejmë

ERAM Group ofron zgjidhje të specializuara për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke mbështetur projekte të ndërtimit, industrisë, energjisë, tregtisë dhe shërbimeve publike. Me një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh teknike, ne jemi partner strategjik për klientë nga të gjitha industritë më të rëndësishme në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Ndërtimtaria

Furnizim me materiale ndërtimi, instalime teknike, HVAC-R, elektrikë dhe siguri për projekte të banimit, komerciale dhe industriale. Partner i besueshëm për zhvillues, investitorë dhe kompani ndërtimore.

Industria e Prodhimit

Zgjidhje për fabrika, punishte dhe sektorë të prodhimit: energji, minerale, metal, dru, plastikë, ushqim, tekstil dhe të tjerë. Pajisje industriale, vegla teknike dhe teknologji mbështetëse për procese efikase dhe të sigurta.

Energjia dhe Burimet e Rinovueshme

Sisteme solare, inverterë, bateri, panele dhe zgjidhje për vetëprodhim dhe eficiencë energjetike. Mbështesim objekte private, komerciale dhe industriale drejt tranzicionit të gjelbër.

Administrata Publike & Edukimi

Zgjidhje teknike dhe materiale për objekte shtetërore, institucione publike, shkolla dhe universitete. Pajisje për ndriçim, ujësjellës, HVAC, siguri dhe mirëmbajtje infrastrukturore.

Shëndetësia

Sisteme të përshtatura për spitale, klinika, qendra shëndetësore dhe objekte mjekësore. Zgjidhje për ajrim higjienik, elektrike, siguri nga zjarri, dhe infrastrukturë mbështetëse.

Transport & Infrastrukturë

Materiale dhe pajisje për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, urbane dhe logjistike. Ndriçim publik, sinjalistikë, karikues elektrik dhe zgjidhje teknike për projekte transporti.

Objekte Komerciale (Retail)

Pajisje dhe materiale për qendra tregtare, dyqane, supermarkete, zyra, ambiente shërbimi dhe objekte multifunksionale. Zgjidhje për energji, ndriçim, klimatizim dhe sistemim të hapësirës.

Bujqësia

Pajisje për ujitje, serra, pishina, magazina bujqësore dhe ambiente prodhimi ushqimor. Materiale dhe zgjidhje për zhvillimin e bujqësisë moderne dhe qëndrueshme.

Logjistika & Magazinimi

Zgjidhje për ndërtimin dhe pajisjen e qendrave logjistike dhe magazinave: raftë, ndriçim, HVAC, zjarrfikje, siguri dhe pajisje industriale për ruajtje dhe shpërndarje efikase.

Objektet Banimi & Shërbime Publike

Produkte dhe sisteme teknike për apartamente, vila, ndërtesa kolektive dhe ambiente publike për banim. Fokus në komoditet, siguri, efiçiencë dhe mirëmbajtje afatgjatë.

Objekte të Prodhimit të Lehtë dhe Artizanale

Zgjidhje për punishte artizanale, ateliere, prodhim të vogël dhe start-up-e prodhuese. Pajisje bazë teknike, energji, ujësjellës dhe vegla profesionale.

Objekte Rekreative dhe Ambientale

Sisteme ujitjeje, ndriçim kopshtesh, pishina, pastrim dhe mirëmbajtje për parqe, qendra rekreative, zona turistike dhe ambient të jashtëm.