Bleni tani në dyqanin online të ERAM Group dhe përfitoni 15% zbritje për blerjet e para – ofertë e kufizuar për të gjithë blerësit!
Posta Falas
+383 49 205 822
ERAM Logo

Programet e Filialeve dhe Rrjetit Partner

ERAM Group operon përmes një rrjeti filialesh, partnerësh lokalë dhe bashkëpunëtorësh të jashtëm, duke siguruar prezencë aktive në çdo rajon dhe afërsi të vazhdueshme me klientët fundorë. Ky rrjet përfshin jo vetëm filialet tona, por edhe shitoret rishitëse, instaluesit partnerë, agjentët e jashtëm të shitjes dhe agjentët e referimit.

Filialet Lokale

Degët zyrtare të ERAM Group që ofrojnë gamën e plotë të produkteve, shërbimeve dhe mbështetjes teknike, me staf të trajnuar dhe logjistikë të dedikuar.

Shitore Rishitëse të Autorizuara

Bashkëpunim me shitore lokale në të gjithë Kosovën për rishitjen e produkteve të ERAM Group. Ato përfitojnë nga:

  • Çmime preferenciale të blerjes me shumicë
  • Asistencë teknike dhe trajnime
  • Materiale promocionale dhe marketing i bashkërenduar

Instalues Partnerë

Instalues të licencuar dhe të trajnuar që rekomandohen nga ERAM Group për zbatimin profesional të sistemeve teknike (HVAC, solar, elektrikë, etj.).
Përfitojnë:

  • Akses në produktet tona me kushte të veçanta
  • Mbështetje teknike gjatë projektit
  • Referime nga filialet tona lokale

Agjentë të Jashtëm të Shitjes

Bashkëpunëtorë të pavarur që promovojnë dhe gjenerojnë shitje për produktet tona në rajonin ku veprojnë.
Skema e përfitimit përfshin:

  • Komision për çdo porosi të realizuar
  • Bonus për objektiva mujore apo tremujore
  • Mbështetje me katalogë, çmime dhe oferta

Agjentë të Referimit

Individë ose kompani që na referojnë klientë potencialë për blerje ose bashkëpunim.
Për çdo referim të suksesshëm, ata përfitojnë:

  • Shpërblim fiks ose përqindje nga vlera e porosisë
  • Vlerësim dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë

Si Funksionon?

Të gjitha programet janë të menaxhuara dhe të mbështetura nga zyra qendrore dhe filialet përkatëse. Çdo partner i përfshirë në rrjetin tonë përfiton nga një strukturë e qartë komunikimi, asistencë teknike, materiale promocionale dhe sistem shpërblimi i personalizuar.

Apliko për Bashkëpunim

Dëshiron të bëhesh pjesë e rrjetit tonë si rishitës, instalues, shitore në emër të ERAM Group, shitore të brendave të ndryshim, agjent shitjes ose referues?
Apliko më poshtë për t’u kontaktuar nga ekipi ynë i zhvillimit të rrjetit.